Detajet për ngjarjen në Dukagjin, vëllai me probleme mendore plagos vëllanë dhe kunatën

Kronikë e zezë

Detajet për ngjarjen në Dukagjin, vëllai me probleme mendore plagos vëllanë dhe kunatën

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 14:57
Armë

Policia e Shkodrës dha detajet e plagosjes së dy personave në Dukagjin. Sipas bluve të Shkodrës ku saktësoi se një burrë dhe një grua ishin plagosur nga një 50-vjeçar i sëmurë mendor.

Ky fundit kishte qëlluar pikërisht mbi vëllain e tij shtetasin K.B. 48 vjeç dhe kunatën e tij shtetasen D.B. 41 vjeçe. Pas plagosjes së tyre 50-vjeçari Lekë Bllaza ishte larguar nga vendi i krimit.

Policia në njoftimin e saj deklaronë se “Sot më datë 17.08.2016 rreth orës 11:40 në fshatin Ndërlysë, lagjia “Mushaj” , Njësia Administrative Shalë, Shkodër ka ndodhur një  plagosje me armë zjarri. Menjëherë për në vendngjarje janë nisur forcat policore dhe grupi hetimor  të cilët kanë konstatuar se të plagosur kanë mbetur shtetasja D.B. 41 vjeçe  dhe shtetasi K.B. 48 vjeç,  të cilët po transportohen për në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore me helikopter për shkak të terrenit të thyer malor”.

Autori i kësaj ngjarje është shtetasi Lekë Ballza  i cili sipas informacioneve nga banorë të fshatit të cilët e njohin, theksojnë se ky shtetas njihet si person me probleme mendore por të dhëna janë akoma të pa konfirmuara zyrtarisht.

Sipas policisë nga të dhënat paraprake nga vendngjarja bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobëta brenda familjes, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat