Aksident në Istog, vdes 19 vjeçarja

Kronikë e zezë

Aksident në Istog, vdes 19 vjeçarja

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 16:03
Ilustrim

Policia e Kosovës bën me dije se sot rreth orës 03:00 në rrugën magjistrale Mitrovicë- Pejë, përkatësisht në fshatin Gurrakoc - Istog, në hyrje të këtij fshati ka ndodh aksident trafiku me fatalitet.

Në aksident ishte e përfshirë vetura e tipit ‘Seat Ibiza’ me ngjyrë të kaltër, targa regjistrimi të Kosovës, të cilin e drejtonte i dyshimti shtetas shqiptar i Kosovës B.H. (1990).

Sipas të dhënave hetimore, aksidenti ka ndodhur për deri sa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Mitrovicës në drejtim të Pejës dhe me të arritur në hyrje të fshatit Gurrakoc, humbë kontrollin ndaj mjetit që drejtonte, del jashtë rrugës dhe godet rrethojën e oborrit të një shtëpie, me ç’rast edhe i dyshuari dhe pasagjerja që ishte në ketë automjet pësojnë lëndime trupore.

 Të njëjtit dërgohen në Spitalin rajonal në Pejë për tu ofruar ndihmën mjekësore, mirëpo sipas mjekut kujdestar viktima Aziza Seferoviq (1997) nga fsh.Vitomiricë – Pejë kishte ndërruar jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat