Vrasja e 12-vjeçarit, banorët: Autori njihej si njeri i dhunshëm

Kronikë e zezë

Vrasja e 12-vjeçarit, banorët: Autori njihej si njeri i dhunshëm

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 17:12
Banorët e Himarës

30-vjeçari Jorgo Zani, autor i krimit makabër në Palasë të Himarës, njihej në zonë si njeri i dhunshëm. Banorët e fshatit tregojnë se Jorgo kishte kryer edhe veprime të tjera të dhunshme, kryesish ndaj kafshëve.

Fqinjët tregojnë se 12-vjeçari Andrea Z., i cili u ekzekutua në mënyrë makabre nga Jorgo Zani, po rrinte te gjyshja pasi prindërit e kishin lënë aty dhe ishin kthyer në Greqi.

“Rrinin bashkë me djalin në një godinë. Prindërit i ikën në Greqi ditën e hënë dhe e lanë te gjyshja, ai ia bëri gjëmën. Ky Jorgo ka therur edhe kafshë të ndryshme në fshat”, tregon një banor i fshatit për News 24.

Banorët thonë se një vit më parë, autori i krimit ka dhunuar një bari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat