‘Allahu Akbar’, ‘Do ju vras të gjithëve’, ky është kosovari që tmerroi Vlorën

Kronikë e zezë

‘Allahu Akbar’, ‘Do ju vras të gjithëve’, ky është kosovari që tmerroi Vlorën

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 09:05
Dijar Xhema

Një shtetas kosovar është arrestuar në Vlorë pasi ka tentuar të marrë peng tre persona dhe i ka dhunuar ata. Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me Policinë Vlorë një ditë më parë në qytetin bregdetar ka arrestuar në flagrancë shtetasit Dijar Xhema, 29 vjeç, lindur e banues në Mitrovicë, Kosovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë me mjetin e tij me targa KS02300CO, tre shtetas me inicialet: B.N, N.I, dhe F. D. në vende të ndryshme të qytetit të Vlorës brenda një harku kohor prej 2 orësh, thuhet në njoftimin e policisë.
Këto veprime ky shtetas i ka shoqëruar me thirrjet në vende dhe ambiente publike si “Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, dhe “Do ju vras të gjithëve”.
Nisur nga veprimet e kryera, informacionet e dhëna nga qytetarë dhe reagimi në kohë rekord i strukturave të policisë u lokalizua dhe u neutralizua autori i dyshuar i këtyre akteve duke bërë kështu parandalimin e disa ngjarjeve të rënda kriminale me pasoja dhe impakt në publik. Theksojmë se ky shtetas si gjatë arrestimit dhe në ambientet e shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Nisur sa më lart: shtetasi Dijar Xhema ka dyshime të bazuara dhe arsyeshme, se me veprimet dhe mosveprimet e tij ka konsumuar elementet e veprave penale: “Vepra me qëllime terroriste”; “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”; “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, (të mbetura në tentativë); “Prodhim dhe shitje narkotikeve”, të parashikuara nga nenet 230 gërma a dhe g , 232/a, 265, 283 e 22 të Kodit Penal.
Ky person paraqet rrezikshmeri të theksuar shoqërore pasi në Kosovë është i evidentuar si person me precedent kriminal për tendencën e vrasjes, rrëmbim, dhunim personi, dhunim i punonjësve të organeve ligjzbatuese, mbajtje dhe përdorim pa leje të armëve të zjarrit.
Materialet iu kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat