Durrës,atentat me armë,dy persona të maskuar qëllojnë 37-vjeçarin

Kronikë e zezë

Durrës,atentat me armë,dy persona të maskuar qëllojnë 37-vjeçarin

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 11:53
Ilustrim

Një atentat me armë është shënuar në Durrës, ku shënjestër e tij ka qenë një 37-vjeçar me iniciale A.H i cili ka qenë duke udhëtuar i vetëm në automjetin e tij.

Sipas të dhënave të policisë së qytetit bregdetar në fshatin Rrotull dy persona të paidentifikuar dhe të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të mjetit tip Volzvagen Tuarek me targa AA 006 ML, ku A.H. 37-vjeç ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, teksa po shkonte tek prindërit.

Ndonëse plumbat kanë përfshirë automjetin, i riu fatmirësisht nuk është dëmtuar, por ka vetëm dëme materiale.

Efektivat e Policisë kanë bërë të mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhonja, kalibri 7.62 mm dhe vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat