Zihen duke prerë dru në pyll, ndalohen katër të dyshuar

Kronikë e zezë

Zihen duke prerë dru në pyll, ndalohen katër të dyshuar

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 14:49
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Mananc të Podujevës, njësia policore ka ndaluar katër të dyshuar meshkuj shqiptarë, të cilët ishin duke prerë dru në pyll, ku gjatë kontrollimit të tyre tek njëri i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit TT.

Në njoftim të Policisë thuhet se drurët e prerë së bashku me traktor janë konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat