Vrasje në Ferizaj

Kronikë e zezë

Vrasje në Ferizaj

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 20:43
ilustrim

Një vrasje ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Ferizaj, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një 20 vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur në  rrugën “Rexhep Bislmi”  në hyrje të një ndërtese banimi në Ferizaj.  Ai tha se Policia e Kosovës me të pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me mjekun kujdestar i cili edhe ka konstatuar vdekjen e viktimës , i cili ishte qëlluar me armë zjarri.

“Rreth orës 18:00 kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj në hyrje të një ndërtese banimi. Policia ka dalë bashkë me mjekun kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili ka udhëhequr hetimet. Viktima është  mashkull rreth moshës 20 vjeçare, dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje,  dhe se nuk ka të arrestuar.

Bëhen të ditura detajet e vrasjes në Ferizaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat