Përdhunoi vajzën e tij 15-vjeçare, arrestohet babai

Kronikë e zezë

Përdhunoi vajzën e tij 15-vjeçare, arrestohet babai

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 11:57
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku babai ka përdhunuar vajzën e tij 15-vjeçare.

Autori 46-vjeçar është arrestuar pas 12 orëve kërkim e ndjekje nga forcat e policisë. Kapja e tij u bë në një banesë të pabanuar të fshatit.

"Shtetasja E.P. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër, ku në prani të Psikologut, Prokurorit dhe të njerkës së saj, është marrë në pyetje ku ka rezultuar se: Më datën 18.08.2016 rreth orës 11:00, poshtë fshatit në një vend të pyllëzuar shtetasi Guri Përgjegji , i cili është edhe babai biologjik i saj, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe është larguar menjëherë në drejtim të pyllit", thuhet në njoftimin e Policisë së Dibrës.

Mësohet se e mitura ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat