Policia e Kosovës ka njoftuar se në Llaushë të Skenderajt, viktima mashkull shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur, për shkaqe të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes, në katin e dytë të shtëpisë së viktimës kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një predhë fisheku që dyshohet se ka depërtuar përmes xhamit të dritares, ndërsa në mur kanë vërejtur vrima të predhave të shkrepura në drejtim shtëpisë dhe të veturës.
Sipas Policisë, nga ky rast nuk raportohet për të lënduar.