Masakroi 12-vjeçarin, gjykata lë në burg Andrea Zanin

Kronikë e zezë

Masakroi 12-vjeçarin, gjykata lë në burg Andrea Zanin

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 13:39
Jorgo Zani dhe

Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Jorgo Zanin, autorin e masakrës të ndodhur në Palasë. Ai akuzohet se ka masakruar 12-vjeçarin A.Z, të cilin e kishte kushëri. 30-vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim ndaj të miturit. Ngjarja e rëndë që ka tronditur opinionin publik shqiptar, ndodhi gjatë mesditës së 17 gushtit. Zani i preu kokën fëmijës vetëm 12 vjeç, i afërm i tij.

Jorgo Zani mësohet se ka qenë i shtruar më herët në spitalin psikiatrik të Vlorës, pasi ka qenë me probleme të rënda mendore. Familjarët e vogëlushit kishin 2 ditë që ishin larguar nga banesa dhe kishin lënë djalin e vogël te banesa e gjyshes. Të afërm dhe banorë të Palasës kanë thënë se Jorgo ishte person tepër i rrezikshëm. Ai kishte shfaqur edhe më herët shenja të çrregullimeve mendore. Kjo, pasi kishte sulmuar disa persona në fshat dhe trembte turistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat