Dëshmia e 15-vjeçares: Pasi më përdhunoi babai u largua me vrap në pyll

Kronikë e zezë

Dëshmia e 15-vjeçares: Pasi më përdhunoi babai u largua me vrap në pyll

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 13:57
Ilustrim

Një tjetër lajm i rëndë vjen nga Dibra. Babai përdhunon vajzën e vet 15-vjecare, arratiset dhe vihet në pranga pas 12 orë kërkimesh nga ana e policisë. Vajza e dhunuar seksualisht, nga ai që e solli në jetë, sipas mjekëve, ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

Zyrtarisht policia njofton se ka prangosur shtetasin Guri Përgjegji, baba biologjik i 15-vjecares.

Ngjarja 

Ngjarja ka ndodhur dje ne një fshat të Njësisë Administrative Kastriot. Policia sqaron se ishte njoftuar qe një minorene ishte në gjendje të rëndë psikologjike.

“Efektivat e policisë kanë shkuar menjëherë ku ka rezultuar se: Shtetasja E.P, 15 vjeçe ishte në gjendje të rëndë psikogjike dhe ndodhej tek banesa e xhaxhait të saj”-njofton policia.

Nga veprimet paraprake Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër kanë konstatuar se kishin të bënin me një rast të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini.

Përdhunimi në pyll, dëshmia e vajzës 

Vajza ka treguar në polici atë që i kishte ndrodhur dhe përdhunimin nga babai.

Policia sqaron se vajza E.P, e shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër ka rrefyer në prani të Psikologut, Prokurorit dhe të njerkës së saj.

“Ajo ka treguar se më datën 18.08.2016 rreth orës 11:00, poshtë fshatit në një vend të pyllëzuar shtetasi Guri Përgjegji, i cili është edhe babai biologjik i saj ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe është larguar menjëherë në drejtim të pyllit”- njofton policia.

Arrestimi 

Efektivat e Policisë të Komisariatit të Policisë Dibër kanë bërë krehjen e teritorit si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative në orët e para të mëngjezit kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Guri Përgjegji, 46 vjeç, banues në Njesinë Administrative Kastriot Dibër, për veprën penale ‘Kryerjes së marrëdhënie seksuale në gjini”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal.

Kapja e tij u bë në një banesë të pabanuar të fshatit. Ekspertiza mjeko- ligjore paraprakisht ka konfirmuar kryerjen e kësaj vepre penale.

Të gjitha veprimet e para hetimore janë kryer nën kryesimin e Prokurorit . Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat