Zhdukja e kushërinjve në rezervuar, shoku i tyre: U tremba pasi pashë rrobat në anë të gjolit

Kronikë e zezë

Zhdukja e kushërinjve në rezervuar, shoku i tyre: U tremba pasi pashë rrobat në anë të gjolit

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 00:41
Zhdukja e kushërinjve në rezervuar

Vazhdon të mbetet ende i paqartë fati i dy të rinjve që janë zhdukur prej disa orësh në rezervuarin e fshatit Qatrom në Korçë, aty ku ishin futur në mesditë për tu larë.Sipas raportimeve më të fundit të policisë, dy adoleshentët kushërinj të moshës 17 vjeç, Berti dhe Rei Tahirllari kishin gjetur bashkë me shokët e tyre rezervuarin si vend për tu freskuar. Shoku i tyre Nikolin Nasto thotë se kanë evidentuar mungesën e shokëve pasi kanë parë rrobat e tyre në anë të rezervuarit. Kisha vënë grepat dhe erdha ti shikoj, Pashë rrobat dhe mendova se janë fshehur. Por pasi i thirra dhe nuk mora asnjë përgjigje, njoftova policinë”, ka thënë i riu, ndërsa vazhdojnë kërkimet për gjetjen e dy djemve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat