Rrëfehet ish-gruaja e vrasësit shqiptar: Më përdhunoi për 14 vjet me radhë

Kronikë e zezë

Rrëfehet ish-gruaja e vrasësit shqiptar: Më përdhunoi për 14 vjet me radhë

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 14:11
Linda Lami

Ish-gruaja e shqiptarit Avni Metra, i cili pritet të ekstradohet nga Anglia, në një rrëfim rrëqethës për “Daily Mail” tregon se si është përdhunuar për 14 vjet me radhë nga ish-bashkëshorti i saj.

“Burgu është shumë i mirë për një përbindësh si ai”, shprehet 38-vjeçarja Linda Lami për njeriun që akuzohet për vrasje të dyfishtë në Shqipëri.

"Ai duhet djegur i gjallë për vrasjet e tmerrshme që ka bërë”, vijon ajo. Nëna e dy fëmijëve, që tashmë ndan jetën me një partner të ri, thekson se ka qenë objekt i abuzimeve sistematike të bëra nga Avni Matra.

53-vjeçari shkoi në Britani në vitin 1998, një vit pasi vrau dy vëllezër në Shqipëri. Metra u dënua në mungesë për të dy vrasjet dhe akuzën e “mbajtjes së armëve të zjarrit”.

Në gjyq ai ka argumentuar se nuk do të merrte një gjykim të drejtë jashtë Britanisë, ndërsa ka theksuar se jeta e tij në Britani ishte “bazuar mbi një gënjeshtër”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat