Ishte në arrest shtëpie, gjendet i vdekur shqiptari në Itali

Kronikë e zezë

Ishte në arrest shtëpie, gjendet i vdekur shqiptari në Itali

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 16:15
Policia italiane

Një shtetas shqiptar është gjetur i vdekur mesditën e sotme në banesën e tij në Itali.

23-vjeçari me inicialet L.B ishte në arrest shtëpie pasi ishte vënë nën akuzë për përndjekjen e ish-të dashurës së tij.

Ishin familjarët e të riut që lajmëruan policinë, pasi 23-vjeçari nuk po hapte derën e apartamentit dhe as telefonin.

Menjëherë pas alarmit të marrë efektivët u futën me forcë në banesë ku gjetën trupin e pajetë.

I riu shqiptar ishte një emër i njohur për policinë italiane, pasi kishte precedentë për shpërndarje droge dhe përndjekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat