Gjobiti drejtorin me 200 mijë lekë se do i publikonte një video, gjykata liron 16-vjeçar

Kronikë e zezë

Gjobiti drejtorin me 200 mijë lekë se do i publikonte një video, gjykata liron 16-vjeçar

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 18:35
Ilustrim

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë dhe caktoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, për 16-vjeçarin me iniciale A.Xh nga Kombinati.

Sipas akuzës, adoleshenti i kishte kërkuar drejtorit të shkollës të paguaj në formë gjobe një shumë prej 200 mijë lekëve dhe një paketë cigare në të kundërtën do ta akuzonte për aferat me mësueset.

Minoreni ka pranuar ngjarjen para togave të zeza duke shprehur pendesë dhe ka deklaruar se qëllimi i tij nuk ishte gjobëvënia  por trembja e mësuesit me të cilin ai s'kishte raporte të mira.

Sipas prokurorisë, lirimi duhej bërë për shkak të moshës dhe faktit që është në shkollë. Arrestimi i 16-vjeçarit u bë më 18 gusht në Kombinat pranë gjimnazit “Shyqyri Keta” teksa ai po merrte paratë nga profesori të cilin e kishte kërcënuar se do t'i bënte publike historitë intime që drejtori kishte me mësueset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat