Aksident tragjik në Itali, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar

Kronikë e zezë

Aksident tragjik në Itali, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 10:34
Foto nga vendi ngjarjes

Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur dje në Itali. I riu shqiptar, i identifikuar si Armando Bali, me banim në Trelizzi, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të aksidentit tragjik.

Bashkë me të gjeti vdekjen edhe Xhuzepe De Shiriko, bashkëmoshatari i tij italian. Dy të rinjtë, miq me njëri-tjetrin, po udhëtonin me një motor që u përplas nga një makine tip “Pezho”.

I riu italian gjeti vdekjen e menjëhershme në vendngjarje, ndërkohë që shqiptari mbylli sytë disa orë më vonë në sallën e reanimacionit. Mediat italiane raportojnë se i ndjeri, Armando, ishte i apasionuar me volejbollin, një djalë i qetë që rrezatonte lumturi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat