Durrës, shpërthehet me eksploziv një makinë

Kronikë e zezë

Durrës, shpërthehet me eksploziv një makinë

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 12:38
Ilustrim

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë orëve të mesnatës ndaj një makine në lagjen Nr. 2 në Durrës.

Dy persona të paidentifikuar kanë vënë një sasi lënde plasëse artizanale, në mjetin tip “Benz” me targa LA9831A, në pronësi të shtetasit me inicialet S.D.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit makina ka pësuar dëme materiale, por nuk ka asnjë person të lënduar. Në kohën kur ndodhi ngjarja automjeti ishte i parkuar dhe për shkak të orëve të vona të dyshuarit nuk janë vënë re.

Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, që me gjasë mund të jetë një konflikt mes pronarit të automjetit dhe një personi tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat