Aksident i rëndë në Drenas, disa të lënduar nga përplasja e tri automjeteve

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Drenas, disa të lënduar nga përplasja e tri automjeteve

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 15:16
Aksidenti ne Drenas

Tri automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë trafiku sot në rrugën Skenderaj-Drenas.

Automjetet me targa të Kosovës  janë ndeshur në një aksident në fshatin Tërstenik të komunës së Drenasit.

Një kamionetë dhe një veturë e tipit golf kanë dalë jashtë rrugës kurse automjeti tjetër i tipit Golf 2  ka mbetur në mes të rrugës i aksidentuar.

Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 14:00 ka edhe të lënduar, por ende nuk dihet asgjë se në cfarë gjendje shëndetësore janë.

Nuk dihet zyrtarisht se kush janë shkaktarët e aksidentit, por nga ajo që shihet mund të jetë tentimi për të parakaluar.

Kjo pasi dy veturat ishin duke lëvizur nga drejtimi i Skenderajt drejt Drenasit, ndërkohë që kamioneta ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës vazhdimit ka bërë thirrje për më shumë kujdes në trafik pasi numri i aksidenteve është shtuar shumë muajve të fundit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat