Babai e përdhunoi, por nuk mbarojnë të këqijat për 15-vjeçaren nga Dibra

Kronikë e zezë

Babai e përdhunoi, por nuk mbarojnë të këqijat për 15-vjeçaren nga Dibra

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 16:01
Guri Përgjegji

15-vjeçarja nga Dibra e cila u përdhunua nga babai i saj monstër në pyll ka mbetur pa asnjë nga prindërit kujdestarë.

Pas arrestimit të babait të saj i cili akuzohej për përdhunim, edhe njerka e saj ka ikur nga shtëpia me djalin e saj 3 vjeç, duke hequr dorë nga ajo. 15-vjeçarja ka ngelur pa asnjë prind kujdestar, por po jeton tek të afërmit e babait të saj së bashku me vëllain e saj të mitur.

E.P. u përdhunua nga babai i saj Guri Përgjegji në një pyll, ndërkohë që ata po ktheheshin në shtëpi. Vajza ka treguar tmerrin që ka kaluar nga i ati në polici. Edhe njerka e saj i ka dalë në mbrojtje duke e akuzuar burrin e saj se ai e ngacmonte vajzën në shtëpi, duke e prekur në vendet intime dhe duke i thënë se do të bëhej kurvë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat