Disa minuta më parë ka ndodhur një përplasje me armë në Tiranë, në lagjen ’21 Dhjetori’, tek rruga e Kavajës.
Sipas policisë, raportohet se një person ka mbetur i plagosur lehtë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në zonën që njihet si ‘pallatet e Delijorgjit’.
Policia për këtë ngjarje ka shoqëruar dy persona, ndërsa identiteti i të plagosurit nuk është bërë i ditur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e kësaj ngjarje.