58-vjeçari plagos me thikë fqinjin

Kronikë e zezë

58-vjeçari plagos me thikë fqinjin

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 16:35
Ilustrim

Policia ka sqaruar se në lagjen nr 18, në Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis dy fqinjëve, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.

I plagosuri është M.Sh, rreth 50 vjeç, i cili u dërgua për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para rezulton se autori i dyshuar i ngjarjes është Skënder Shahinasi, rreth 58 vjeç, i cili  ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Korçës. Motivet e ngjarjes, janë ende të paqarta.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave të saj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat