Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në Lipjan

Kronikë e zezë

Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në Lipjan

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 16:27
ilustrim

Në fshatin Banullë, të Lipjanit, më 21 gusht, rreth orës 02:25 minuta, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri vetura.

Me këtë rast, sipas Policisë së Kosovës, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një mashkull, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe dy femra, të gjithë shqiptarë të Kosovës.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat