Elbasan, nusja rreh vjehrrën e moshuar

Kronikë e zezë

Elbasan, nusja rreh vjehrrën e moshuar

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 11:19
Ilustrim

Një grua e moshuar në Elbasan, ka rënë pre e dhunës së nuses së djalit, e cila ka nisur ta qëllojë me grushte e sende të forta.

Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi në flagrancë i 39- vjeçares Xh. Q., banues në fshatin Labinot Mal.

Ajo akuzohet se dje në banesë, në fshatin Labinot Mal ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës së saj, R.Q., 68 vjeçe.

Burime nga policia i thanë Noa.al, se e 39- vjeçarja jetonte në të njëjtën banesë me vjehrrën e saj dhe se gjithçka ka nisur për debate ekonomike lidhur me shpenzimet në familje.

Debatet mes dy grave vijonin prej kohësh dhe ishin të përsëritura, duke bërë që ditën e djeshme, situata të rëndohej dhe nusja të ngrejë dorë mbi nënën e të shoqit.

E moshuara me shenja dhune në trup, ju drejtua policisë për të denoncuar nusen e djalit, duke çuar në arrestimin e saj nën akuzën e dhunës në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat