I riu serb gjendet i vdekur në Mitrovicë

Kronikë e zezë

I riu serb gjendet i vdekur në Mitrovicë

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 11:31
Ilustrim

Një mashkull  i komunitetit serb është gjetur i vdekur në banesën e tij nga policia e Kosovës. I riu i cili dyshohet se ka qenë përdorues i lëndëve narkotike është gjetur pa shenja jete dje në Mitrovicë rreth orës  18: 25. Duke Iu referuar të dhënave të Policisë thuhet se rastin në polici e ka paraqitur nëna e djalit .

“Ankuesja femër K/Serbe ka informuar se djali i saj mashkull K/Serb (dyshohet përdorues i lëndëve narkotike) është mbyllur ne banesë dhe se nuk përgjigjet ne telefon, njësiti policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë depërtuar ne banesë ku e kanë gjetur viktimën pa shenja jete.”

 Vdekjen  e  të riut e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar ndërkohë më urdhër të prokurorit trupi i pa jetë do t’i dorëzohet familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat