Merrte para për të kaluar makinat pa rradhë, pezullohet polici

Kronikë e zezë

Merrte para për të kaluar makinat pa rradhë, pezullohet polici

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 13:11
Qafë Thanë

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra inspektorin Muhamet Toka, efektiv në SPKM Hani i Hotit, për shkelje të rënda të detyrës pas publikimit të pamjeve në mediat online ku shfaqet duke marrë para në këmbim të favorizimit të mjeteve për të kaluar pa radhë.

Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur verifikimet për rastin dhe ka filluar ecurinë disiplinore për përjashtim nga Policia e Shtetit për  shkelje të rënda të “Kodit të Etikës” dhe “Korrupsion pasiv”.

Ndërkohë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme  ka nisur hetimin penal për këtë rast.

Policia e Shtetit gjen rastin të falenderojë edhe njëherë mediat dhe garanton se mbetet e vendosur të ndëshkojë çdo rast abuzimi me detyrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat