Pranga 53-vjeçares në Lazarat, kishte mbjellë kanabis në oborr

Kronikë e zezë

Pranga 53-vjeçares në Lazarat, kishte mbjellë kanabis në oborr

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 17:15
Kanabis

Lazarati duket sikur kishte rënë qetësi në gjithë këtë aksion antikanabis nga policia. Por nuk është e vërtetë, pasi ka qenë një 53-vjeçare e cila e ka rikthyer Lazaratin në fokusin e mediave.

Taibe Gjolleshi është arrestuar nga policia e Gjirokastrës për kultivimin e bimëve narkotike.

“Nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Gjirokastër është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetases, Taibe Gjolleshi , 53 vjeçe, banuese në Lazarat, Gjirokastër. Në oborrin e banesës së saj, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë u gjetën të mbjella 48 bimë të dyshuara si narkotike të llojit kanabis sativa”, deklaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat