Ende s’ka të arrestuar për vrasjen në Gjakovë, dëshmitarët tregojnë çfarë panë

Kronikë e zezë

Ende s’ka të arrestuar për vrasjen në Gjakovë, dëshmitarët tregojnë çfarë panë

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 20:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka shoqëruar disa persona në stacionin policor, mirëpo thonë se ende nuk ka të dyshuar kryesorë për vrasjen e trefishtë në Gjakovë dhe se ende nuk ka të arrestuar

Zëdhënësja e policisë, Lirije Podrimaj-Beqiraj ka thënë se disa persona janë shoqëruar në stacionin policor si persona që mund të kenë lidhshmëri me rastin.

E njëjta, ka konfirmuar për Express se viktimat kanë qenë emra të njohur për Policinë e Kosovës.

Nga ana tjetër, dëshmitarët kanë treguar se në vendin e krimit ka pasur edhe disa të shtëna me pistoletë dhe me armë automatike.

Sipas tyre, dorasit kanë qenë më dy vetura, njëra veturë e tipit “Fiat Uno” (ngjyrë e kaltër) ndërsa tjetra veturë e tipit “Golf 2”.

Vëllezërit Valon dhe Ali Islamaj, të njohur si vëllezërit Madanaj, si dhe Zef Krasniqi nga fshati Meçe, kanë mbetur të vdekur sot në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë. Express merr vesh se i dyshuari për vrasje, Gjelbrim Gjoshi, dhe vëllezërit “Madanaj” kishin pasur një konflikt të mëparshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat