Liridon S. merr katër plumba Kallashnikovi, në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Liridon S. merr katër plumba Kallashnikovi, në gjendje të rëndë

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 00:20

Një shqiptar u plagos rëndë gjatë të shtënave me Kallashnikov mbrëmjes e së shtunës në bulevardin “Emile Bockstael” në Laeken të Belgjikës.

Ai është Ljiridon Saljahi, sipas medieve vendase, ndërsa autorët e sulmit, që besohet se janë disa, janë ende të paidentifikuar.

Saljahi ka marrë karët plumba, një prej tyre në fyt.

Të shtënat u shënuar rreth orës 23:30, tha të dielen prokurori i Brukselit.

Burime zyrtare, të cituara nga mediat belge bëjnë me dije se, “Qendra e emrgjencës ka marrë disa telefonata në të njëjtën kohë, rreth të shtënave në bulevardin Emile Bockstael. Shoferi i një makine u qëllua nga disa plumba. Shërbimet e mergjencën e kanë dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe ende gjëndja e tij vijon të mbetet kritike”.

Por, media belge “Dhnet”, raporton sot se lidhur me ngjarjen, sytë janë nga katër vëllezër shqiptarë, mes të cilëve dhe të plagosurit ishte shpallur luftë. Ata morrën kontrollin e drogës, bixhozit dhe prostitucionit në lagjen e famshme Alhambra, pjesë e distriktit të Brukselit, ndërsa më pas u arrestuan.

Pikërisht, vëllezërit besonin se ishte Saljahi ai që kishte gisht në arrestimin e tyre.

Policia dhe prokuroria e njohin rivalitetin me palëve, por ende nuk ka asnjë provë që katër vëllezërit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga media belge, janë pas atentatit të së shtunës.

Në fund të qershorit, Ljiridon Saljihi ka thënë se është i frikësuar për sigurinë e tij, raporton “Dhnet”, përcjell Syri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat