Gjykata: Një muaj paraburgim për të miturin që shtiu me armë në “Beer Fest”

Kronikë e zezë

Gjykata: Një muaj paraburgim për të miturin që shtiu me armë në “Beer Fest”

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 12:19
Foto arkiv, “Beer Fest”

Gjykata Themelore në Prishtinë konfirmon se personit që shtiu me armë në “Beer Fest” i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muajsh.

Në një njoftim për media kjo Gjykatë sqaron se Gjykata Themelore-Departamenti për të Mitur në çështjen  juridiko-penale ndaj miturit H.V për shkak të dyshimit të bazuar të kryerjes së veprave penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe veprës penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore-Departamenti për të mitur për  caktimin e paraburgimit mbajti seancën dëgjimore, ku ka shqiptuar masën e paraburgimit e cila mund të zgjasë më së shumti deri në  një  muaj, përkatësisht  prej datës 19.08.2016 deri më datën 18.09.2016.

 Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e ndalon ekzekutimin e aktvendimit.

I mituri H.V, më 29 korrik në sheshin “Nënë Tereza” dyshohet se ka shtënë disa herë me armë, me ç‘rast qytetarët e tubuar kanë filluar të ikin dhe gjatë ikjes një numër i madh i tyre kanë marrë lëndime trupore të natyrave të ndryshme me ç ‘rast ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat