Sekuestrohet kanabis në Krujë, në kërkim 46-vjeçari

Kronikë e zezë

Sekuestrohet kanabis në Krujë, në kërkim 46-vjeçari

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 12:31
Kanabis në Krujë

Në vijim të aksionit për parandalimin e prodhimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike, policia e Krujës, ka goditur një tjetër rast, ku ka bërë të mundur sekuestrimin e 1300 bimëve narkotike si dhe 5 kg kanabis sativa.

Në vijmë të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi me inicialet S. Gj. 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Borizanë dhe Derven, Krujë u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 1300 bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis.

Një pjesë e bimëve narkotike u gjetën në tokën në pronësi të shtetasit të mësipërm. Në banesën e 46-vjeçarit, gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat