“Lazarati i Kosovës”, policia ia konfiskon gjilanasit 11 bimë narkotike

Kronikë e zezë

“Lazarati i Kosovës”, policia ia konfiskon gjilanasit 11 bimë narkotike

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 14:20
Marihuana

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një të qytetar nga Gjilani i cili dyshohet se është kultivues i bimëve narkotike. Gjatë operacionit policor, në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar:  11 (njëmbëdhjete ) bimë narkotike të Kanabis Sativës te gjatësisë prej 50 cm deri 110 cm dhe 70.8 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë.

Po ashtu gjatë kontrollimit janë gjetu edhe 4 ventilator, 1 filtër i ajrit, Dy gypa te mëdhenj te izolimit ngjyre Alumini, Një peshore ngjyre hiri,420 Vazo te vogla te mbushura me dhe për mbjellje,13 Stabilizator  ,7 llampe elektrike me reflektor, 18 Llamba ndriçuese, Një ndriçues i rrymës, Rezervar uji  i mbushur me kabllo te rrymës elektrike, Timer Box Programues i kohës, dhe 6 Shufra plastike ngjyre te zeza. Pas intervistimit i dyshuar me urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat