Tiranë, spiunohet 54 vjeçari, i zbulohen nga policia tre parcelat me hashash

Kronikë e zezë

Tiranë, spiunohet 54 vjeçari, i zbulohen nga policia tre parcelat me hashash

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 15:09
Ilustrim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë arrestuar në flagrancë një shtetas për veprën penale " Kultivimi të bimevë narkotike" si dhe kanë asgjesuar rreth 200 bimë të dyshuara narkotike të llojt "Cannabis Sattiva".

Më datë 24.08.2016, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Lanabregas, Komuna Dajt në një zonë të pyllëzuar janë kultivuar bimë narkotike, është ngritur një grup kontrolli të cilët pas marrjes së informacionit kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar tre parcela të cilat ishin pranë njëra tjetrës, si dhe shtetasin Agim Boga, 54 vjeç, banues në Tiranë. 

Në momentet që është konstatuar ky shtetas po kryente vaditjen e parcelave. Në tre parcelat e konstatuara janë gjetur të kultivuara rreth 200 bimë të dyshuara si narkotike të llojit "Cannabis sattiva", të cilat janë asgjësuar me anë të djegie. Materialet i'u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat