Vdes në plazh pushuesi polak

Kronikë e zezë

Vdes në plazh pushuesi polak

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 17:40
Ilustrim

Një turist polak ka humbur jetën teksa pushonte në plazhin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës, kur shtetasi polak Marec Ëieczorcieëcz, 72 vjeç, i cili po dilte nga deti kur është ndjerë keq e ka rënë pa ndjenja.

Viktima po kalonte pushimet në plazhin e madh të Durrësit së bashku me familjen e tij, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova.

Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i vdekjes ka qenë një atak kardiak, por policia vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat