Incidenti tragjik në Itali, humb jetën 13-vjeçari shqiptar

Kronikë e zezë

Incidenti tragjik në Itali, humb jetën 13-vjeçari shqiptar

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 22:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Itali-Një incident tragjik i ka marrë jetën një 13-vjeçari shqiptar.

Sipas mediave italiane, 13-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, humbi jetën pasi përplasi kokën në kanalin Villoresi, në Busto Garolfo të Milanos, teksa u zhyt.

Shqiptari jetonte në Dairago të Milanos sëbashku me prindërit dhe motrat, të cilët mbërritën në vendngjarje sapo u njoftuan për aksidentin fatal.

Trupi i pajetë i të miturit është nxjerrë nga ujërat e kanalit nga ekipet e shpëtimit. Ai kishte shkuar për të kaluar një pasdite me miqtë në “Villoresi”, por fatkeqësisht gjeti vdekjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat