Një person është arrestuar, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij janë zhdukur pa gjurmë, gjatë zbulimit të një sasie lënde narkotike që ishte e destinuar për në Greqi.
Punonjësit e Policisë Kufitare gjatë mbrëmjes së djeshme pikasën tre persona, të cilët ecnin drejtë Piramidës 28.
Efektivët u vunë në ndjekje të tyre duke bërë të mundur prangosjen 24-vjeçarit Florin Bushi, si dhe sekuestrimin e çantës të cilën po transportonte. Ndërsa dy personat e tjerë, bashkëpunëtor të tij, kanë përfituar nga terreni dhe janë larguar.
Brenda çantës është konstatuar 2 kg e 700 gramë lëndë e dyshuar narkotike e dyshuar si kanabis sativa.