Përleshen fizikisht, më pas e gjuan me armë zjarri

Kronikë e zezë

Përleshen fizikisht, më pas e gjuan me armë zjarri

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 11:41
Armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Malishevë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur fizikisht me viktimën mashkull shqiptar, e me pas ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Në njoftim të Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Arma e tipit Bereta me tre fishek dhe një gëzhojë janë konfiskuar. Me urdhër te prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet ne mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat