Aksident në Vushtrri, pesë të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Vushtrri, pesë të lënduar

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 11:50
Aksidenti

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri, gjatë ditës së djeshme, është raportuar për një aksident trafiku, në mes të dy veturave civile.

Në njoftim të Policisë thuhet se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kane pësuar pesë persona, një mashkull dhe katër femra shqiptare.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat