Arrestohen katër persona për prostitucion në Klinë

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona për prostitucion në Klinë

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 12:44
Arrestime - Ilustrim

Policia e Kosovës ka kapur disa persona të dyshuar për përfshirje në prostitucion.

Përmes nj njoftimi, Policia ka bërë të ditur se gjatë një operacioni policor në rajonin e Klinës, janë arrestuar katër persona të përfshirë në këto vepra penale.

“Si rezultat i vazhdimit të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore dhe prostitucionit, me datë 24.08.2016, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), në këtë rast Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Pejë ka realizuar një operacion policor në një lokal afarist i cili ndodhej në rajonin Klinës, operacion ky i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në vepra penale që ndërlidhen me prostitucion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personat e dyshuar janë arrestuar me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion Neni 241”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion Neni 242” dhe “Marrje me Prostitucion 03L-142 neni7”.

Personat e dyshuar tashmë të arrestuar janë:

B. (1991) (M )Sh/Kosovar
T. (1985) (M) Sh/Kosovar
B. (1998) (F) Sh/Kosovare
I. (1986) (F) Sh/Kosovare

Të dyshuarit nën nr. 1 dhe 2 me vendim të prokurorit kompetent janë ndaluar në mbajtje për 48 orë deri në procedim të mëtutjeshëm, ndërsa personat nën nr. 3 dhe 4 janë liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat