Aksion i policisë në Memaliaj, Lezhë, Dibër e Kukës, asgjësohen mbi 23 mijë bimë kanabis

Kronikë e zezë

Aksion i policisë në Memaliaj, Lezhë, Dibër e Kukës, asgjësohen mbi 23 mijë bimë kanabis

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 13:01
Kanabis

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion masiv kundër kultivimit të bimëve narkotike në të gjithë territorin e vendit. Aksioni është shtrirë në Memaliaj, Lezhë, Dibër e Kukës, ku u asgjësuan 23603 bimë kanabisi.

Në Memaliaj u asgjësuan plot 18 200 bimë kanabisi. Operacioni u zhvillua nga Stacioni i Policisë Memaliaj dhe Forcat e FNSH -së. Bimët u gjetën në vendin e quajtur “Marglliç”, Kalivaç të njësisë administrative Krahës në 25 parcela, të cilat ishin hapur rishtazi.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “.

Aksioni antidrogë ka vijuar edhe në të gjithë qarkun e Lezhës. Policia zbuloi 21 parcela në Kurbin dhe Mirditë 1500 bimë kanabis.

Në Mirditë, në vendin e quajtur Përroi-Seftes fshati Blinisht u asgjësuan 563 bimë në 7 parcela. Në Kurbin, në vendin e quajtur Malbardh u konstatuan dhe u asgjësuan 937 bimë në 14 parcela.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Materialet u referuan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në qarkun e Dibrës u goditen 3 raste të kultivimit të bimëve narkotike, ku u asgjësuan 788 bimë kanabis.

Në Dibër, në vendin e quajtur “Zall-Kalis”, u gjetën të kultivuara  530  bimë kanabis ndërsa dy rastet e tjera u evidentuan në Bulqizë, konkretisht.

Në fshatin Radovesh, Bulqizë u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 108 bimë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Në fshatin Sopot, Bulqizë u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 150 bimë narkotike e dyshuar  kanabis sativa.

Bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies, si dhe një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës material. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërsa në Kukës dhe Tropojë janë asgjësuar 3115 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Përkatësisht u konstatuan dhe asgjësuan 3050 bimë narkotike në fshatin Dobergosh në vendin e quajtur “Bjeshkët e Dobergoshit”, në Tropojë.

Ndërsa në Kukës janë asgjësuar 65 rrënjë bimë narkotike në fshatin Kalisë, në vendin e quajtur “Kodra Sukë”. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat