I vuri zjarrin malit të Shëngjinit, arrestohet 63-vjeçari

Kronikë e zezë

I vuri zjarrin malit të Shëngjinit, arrestohet 63-vjeçari

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 16:53
Zjarr-ilustrim

Policia e Lezhës ka arrestuar një 63-vjeçar, si autorin e vënies së zjarrit në malin e Shëngjinit në Lezhë.

“Me date 25.08.2016, u bë arrestimi në  flagrancë i  shtetasit Preng Pergjoni, 63  vjeç  banues në Lezhë pasi dyshohet se është  autori i vënies së zjarrit në malin e Shëngjinit.

Arsyeja e djegies është  për shkak të ripërtëritjes së kullotave me qëllim kullotjen e bagëtive që kanë në stanin e tyre në Malin e Shëngjinit,i cili ndodhet  në fillim ku ka qenë vatra e zjarrit.

Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Lezhë për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” parashikuar nga neni 206/a/1 të Kodit Penal.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat