Babë e bir kryen vrasjen e dyfishtë në Deçan - njëri i arrestuar, tjetri në arrati

Kronikë e zezë

Babë e bir kryen vrasjen e dyfishtë në Deçan - njëri i arrestuar, tjetri në arrati

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 21:55
Këta janë dy personat që u vranë sonte në Deçan

(E plotësuar) - Kryetari i Komunës se Deçanit, Rasim Selmanaj duke shprehur tronditjen pas lajmit për vrasjen e dyfishtë në komunën që udhëheq, ka publikuar edhe një foto në të cilën identifikon dy të vrarët e familjes Ramaj.

Ky është shënimi i plotë i Selmanajt:

“Lajmi për tragjedinë në fshatin Shaptej na ka tronditur të gjithëve. Një tragjedi e dyfishtë në mes të shqiptarëve, dhasht zoti të jetë e fundit në familjet tona. Familjes Ramaj ju shprehim ngushëllime. Rexhep dhe Burim Ramaj u prefshin në paqe”.

Image
Të Vrarët në Deçan

Ende pa kaluar një orë nga vrasja e dyfishtë në Deçan, Policia e Kosovës ka arritur që t’i identifikojë të dyshuarit që kanë kryer këtë vepër. Policia ka konfirmuar  se vrasësit janë babë e bir nga familja Lushaj. Në Polici kanë thënë se njëri nga vrasësit është arrestuar, derisa tjetri është në arrati.

* * * *

Dy persona janë vrarë në fshatin Shaptej të komunës së Deçanit pak çaste më parë. Mësohet se viktimat janë Burim Ramaj (1983) dhe R.Ramaj.

Motivi i vrasjes besohet të ketë qenë një zënkë e mëparshme ndërmjet viktimave. 

Deri tani siç ka bërë me dije policia e Kosovës një person është arrestuar si i dyshuar për vrasje dhe një tjetër është në arrati. 

 

 

Detaje tjera për vrasjen e dyfishtë në Deçan: Viktimat dhe vrasësi ishin tezakë?

Komandanti i Policisë së Deçanit, Sejdë Dobraj ka konfirmuar vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Deçan.

Dobraj ka thënë se motivet e vrasjes lidhen me një incident të më parshëm në mes familjes Lushaj dhe Ramaj.

Ai ka shtuar se identiteti i viktimave ende nuk dihet dhe se deri më tani është arrestuar një person i dyshuar.

Media ka mësuar nga burimet e tij se të vrarët janë B.R. dhe  R.R. dhe se viktimat dhe vrasësi janë  tezakë mes vete.

Tronditet Deçani, vriten dy persona 

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Komunën e Deçanit.

Burime thonë se dy të rinj të familjes Rama, nga fshati Shaptej i Deçanit, kanë mbetur të vdekur nga plagët e marra.

Të njëjtat burime thonë se vrasja e tyre ka ndodhur nga pjesëtarë të familjes Lushaj, me të cilët kanë pasur probleme edhe më parë. Media ka provuar të kontaktojë me Policinë në rajonin e Pejës, por kontakti ka qenë i pamundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat