Para vrasjes në Deçan, palët u përleshën

Kronikë e zezë

Para vrasjes në Deçan, palët u përleshën

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 23:07
Burim dhe Ragip Ramaj

Në orët e vona të së enjtes, në fshatin Shaptej të Deçanit, dy persona Burim dhe Ragip Ramaj, kanë mbetur të vrarë.

Dorasit janë Durim Lushaj dhe Sali Lushaj nga po i njëjti fshat. Sejdë Dobraj, zëdhënës i policisë për rajonin e Deçanit, ka thënë se policia e ka arrestuar Sali Lushajn, babain e Durimit, kurse ky është në arrati.

Dobraj ka thënë se Sali Lushaj është arrestuar në shtëpinë e tij, sepse ishte i lënduar, ngase në mes tyre dhe të vrarëve Ramaj, më parë kishte pasur një konflikt.

Durim Lushaj është në arrati, ndërsa Policia ka filluar tashmë kërkimet për ta arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat