Vrasja në Deçan ndodhi për një xham të autobusit

Kronikë e zezë

Vrasja në Deçan ndodhi për një xham të autobusit

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 23:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zënkë e mëhershme për një xham të autobusit ka dal të jetë fatale për dy vëllezërit Ramaj nga fshati Shaptej i komunës së Deçanit.

Sejdi Dobraj, komandant i Policisë së Kosovës në Stacionin e Deçanit ka thënë se vrasja në e dy vëllezërve Ramaj ka ndodhur pas një zënke të mëhershme në mes të këtyre dy familjeve për një xham të autobusit. 

Dobraj e ka konfirmuar se vrasjen e kanë kryer babë e bir Salih e Durim Lushaj. Salih Lushaj është arrestuar nga policia, ndërsa djali i tij është në kërkim. 

"Zënka mes personave të një familje Lushaj dhe tjetrës Ramaj ka rezultuar me dy të vrarë. Një person është arrestuar kurse tjetri është në arrati. Deri tash sa kemi marrë vesh bëhet fjalë se zënka ka filluar për një xham autobusi, që ka qenë banale”, ka thënë Dobraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat