Hakmarrja - Eksploziv autobusit të fqinjit se i shante të atin e gjymtuar në detyrë

Kronikë e zezë

Hakmarrja - Eksploziv autobusit të fqinjit se i shante të atin e gjymtuar në detyrë

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 16:40
ilustrim

I shante të atin i cili kishte pësuar dëmtime të gjëmtyrëve në krye të detyrës, 28 vjeçari hakmerret ndaj fqinjit.

Ky është motivi që fshihet pas “Pse-së” së eksplozivit që u vendos në autobisin me targë AA940CG në pronësi të shtetasit K. R. Nga shpërthimi i mbrëmjes së 25 gushtit 2016 pati vetëm dëme materiale ndërsa autori Erion Duçka, 28 vjeç, banues në Tiranë u arrestua pak minuta më pas.

Ngjarja u shënua në Tiranë në rrugën “Arben Minga”

Policia informon: “Shtetasi Erion Duçka ,para oficereve te policise gjyqesore gjate intervistimit ka pranuar se ka kryer kete veprim te kundraligjshem. Kete akt e ka kryer ne forme hakmarrje ndaj te atit te vet I cili ka qene nepunes i sherbimit informativ shteteror dhe ka pesuar dëmtime te gjymtyreve ne krye detyres . Duke qene banorë ne te njejten lagje ,shpesh shtetasi K. R i shante dhe ofendonte me fjale fyese per nje periudhe kohe te gjate te atin e autorit te dyshuar.

Menjehëre pas kryerjes së ngjarjes është larguar me një bicikletë dhe është ndaluar nga punonjësit e patrulles të cilët i ka kundërshtuar me dhunë në tentativë për tu larguar .
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale “Kundërshtim me dhune i punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “shkatërrim prone me eksploziv “parashikuar nga nenet 236 dhe 152/1 K.Penal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat