Aksident në Dibër, makina përplas dy fëmijë

Kronikë e zezë

Aksident në Dibër, makina përplas dy fëmijë

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 17:22
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Dibrës ku një makinë ka përplasur dy fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Dohoshisht -Luzni, në një dyshezë, ku dy të miturit kanë qenë duke lëvizur në një biçikletë.

Policia bën me dije se një mjet tip “Renault”, me targa AA 035 FP me drejtues F.K, ka qenë duke u ngjitur në malore, në këto momente dy fëmijët nuk kanë arritur të mbajnë ekuilibrin dhe të frenojnë biçikletën dhe për pasojë janë përplasur me mjetin që ishte në ngjitje.

Drejtuesi i mjetit është përpjekur të shmangë përplasjen duke dalë në anë të rrugës pasi rruga ishte me bordurë anash dhe s’kishte mundësi të shmangej më tepër. Të dy fëmijët janë përplasur me kofanon  dhe xhamin e parë të mjetit.

Drejtuesi i mjetit ka ndaluar menjëherë  dhe u ka  dhënë ndihmën e parë  duke i dërguar  menjëherë në spitalin e Peshkopisë për ndihmë mjekësore, si dhe ka njoftuar Policinë për aksidentin e ndodhur. Fëmija me inciale M.D është transportuar për në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar, ndërsa fëmija tjetër ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spitalin e Peshkopisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat