Arrestohen, dy aktivistë të VV-së , dëmtuan veturën e Policisë

Kronikë e zezë

Arrestohen, dy aktivistë të VV-së , dëmtuan veturën e Policisë

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 18:10
Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Mitrovicë dy persona si të dyshuar se kanë dëmtuar veturën e Policisë.

Të dyshuarit I.F dhe R.F sipas Policisë kanë qenë pjesëmarrës të protestës të sotme të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë.

“Pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit publik, të dyshuarit  I.F., 24 vjeçar, i cili edhe e ka pranuar veprën, iu ka caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndaj tij është iniciuar vepër penale ‘Asgjësim, dëmtim i pasurisë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat