Itali, babai shqiptar plagos me thikë të dashurin e vajzës

Kronikë e zezë

Itali, babai shqiptar plagos me thikë të dashurin e vajzës

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 22:24
ilustrim

Xhelozia ndaj vajzës së tij, deri në pikën për të mos pranuar lidhjen me një djalë, ka bërë që 50-vjeçari shqiptar të qëllojë me thikë të dashurin e vajzës 23 vjeç dhe vëllain e tij.

Ngjarja ka ndodhur në parkun publik “Regina Margherita” në Fabriano në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se edhe të plagosurit janë me origjinë shqiptare. Ata u dërguan në spital me plagë në krah dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mjekët italianë kanë deklaruar se duhen 10 ditë për të rikuperuar plagët e marra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat