Arratisje nga qendra e paraburgimit në Lipjan

Kronikë e zezë

Arratisje nga qendra e paraburgimit në Lipjan

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 15:03
ilustrim

Një i dyshuar për grabitje ka arritur të arratiste nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan.

Personi me inicialet L.B., të premten rreth orës 11:00, ka arritur t’i përvidhet personelit të qendrës dhe të kalojë rrethojat, duke tentuar kështu t’i shmanget drejtësisë.

Rastin e ka konfirmuar, Sokol Zogaj, Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Zogaj ka treguar se policia është njoftuar menjëherë dhe po bënë kërkime me të gjitha njësitet në afërsi të zonës ku gjendet qendra e paraburgimit, pasi që dyshimet janë se i arratisuri gjendet diku afër.

Kjo është hera e parë që dikush është arratisur nga qendra e paraburgimit në Lipjan prejse funksionon ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat