Shokuese: 11 vjeçari përdhunon motrën 9 vjeçare

Kronikë e zezë

Shokuese: 11 vjeçari përdhunon motrën 9 vjeçare

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 16:02
Ilustrim

Një djalë 11-vjeçar është bërë përdhunuesi më i vogël i Britanisë pasi ka pranuar se ka abuzuar me motrën e tij 9-vjeçare, shkruan “The Independent” ditën e sotme.

Djali, identiteti i të cilit nuk është bërë publik për shkak të moshës, u zbulua pasi në telefonin e tij celular u gjetën disa fotografi duke abuzuar me të motrën.

Sulmet raportohet të ketë ndodhur në shtëpinë e tyre në Plymouth në fillim të këtij viti dhe djali besohet të ketë fotografuar të paktën njërin prej tyre .

Pas pranimit të dy akuzave për përdhunim në një seancë plenare, ai ka marrë një dënim 12-mujor dhe duhet të “punojë” me këshilltarët dhe punonjësit në një qëndër riedukimi,  për të ndryshuar sjelljen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat