Itali, zbulohet parcela me marijuanë në pyll, në pranga 2 shqiptarë

Kronikë e zezë

Itali, zbulohet parcela me marijuanë në pyll, në pranga 2 shqiptarë

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 23:30
Ilustrim

Dy shqiptarë, atë e bir, janë arrestuar në një zonë pyjore në Itali, ku kishin kultivuar një parcelë me kanabis. Plantacioni me rreth 200 rrënjë marijuanë, disa prej të cilave arrinin në lartësinë 2 metra, u zbulua nga një helikopter i karabinierëve në Villanova d’Albenga, në veri-perëndim të Italisë. Dy shqiptarët mbaheshin nën mbikëqyrje prej kohësh nga policia.

Gjatë vrojtimeve, karabinierët kishin zbuluar edhe një vaskë artizanale ku mblidhej uji i shiut, që më pas përdorej për vaditje. Dy personat, 47 dhe 20 vjeç, u kapën ndërsa po merreshin me krasitjen dhe spërkatjen e bimëve, punë të cilën nuk e ndërprenë edhe pas mbërritjes së policëve të veshur si civilë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat